IMG_9957

Në kuadër të organizimit  të iftareve gjatë muajit të Ramazanit dhe nën moton “Vëllazëria pa kufi”, mbrëmë më 18 Korrik 2013, në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë së bashku me Bashkinë Bajram Pasha në Stamboll, shtruan një iftar të hapur për besimtarët dhe qytetarët e kryeqytetit në pedonalen “Murat Toptani”.
Sofrat e iftarit janë një organizim i përditshëm i Komunitetit Mysliman gjatë Ramazanit, ku shtresa të ndryshme të shoqërisë çelin iftarin së bashku. Ndërkohë që për çdo vit Bashkia Bajram Pasha nis të ashtuquajturën “autokolona e bereqetit”, në të gjithë Ballkanin, ku shtrohen iftare të tilla masive me rastin e muajit të Ramazanit, ndalesa e radhës ishte Tirana.

Në këtë organizim morën pjesë: Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Halim Kosova, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë,  Mehmet Müezzinoglu, Kryetari i Bashkisë Bajram Pasha i Stambollit, Atila Aydiner, etj. Në  fjalët e tyre ata vlerësuan rolin e këtyre sofrave të iftareve të cilat siç u shprehën ata, bashkojnë zemrat e njerëzve.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, u shpreh se Komuniteti Mysliman ka shtruar dhe do të vazhdojë të shtrojë iftare të shumta me rastin e këtij muaji të begatë, muajit të agjërimit, në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm me synim që muaji i Ramazanit të përjetohet ashtu siç duhet nga të gjithë.

Iftari u shoqëria nga një program me lexim Kurani dhe Ilahi.

Muaji Ramazan është muaj në të cilin shtohen sofrat e iftarit, si shenjë e vëllazërisë, harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e myslimanëve dhe pjestarëve të shoqërisë ku ata jetojnë.

  /Drita Islame/

IMG_9823

IMG_0068

  IMG_9971 IMG_9982

IMG_0024IMG_9918

IMG_0002IMG_0010  IMG_0050  IMG_9814  IMG_9877

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë