Drejtor: Edvin Kuçi

Drejtoria e Çështjeve Sociale ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, duke hartuar e ndjekur planin vjetor të drejtorisë për të gjitha aktivitetet sociale. Kjo drejtori përpilon buxhetin vjetor bazuar në projekte, që i referohen nevojave të grupeve apo kategorive të caktuara shoqërore, në respekt të vizionit dhe politikave të  KMSH-së. Drejtoria e Çështjeve Sociale harton dhe realizon projekte, në mbrojtje të mjedisit, shëndetit, jetës se njeriut, familjes, traditave të mira fetare, vlerave demokratike si dhe në çdo drejtim tjetër në të mirë dhe në interes të publikut.

Objekti i veprimtarisë së Drejtorisë përfshin këto fusha:

  • Realizon projekte në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës, bamirësisë , duke përfshirë në to grupe sociale, që gjejnë vështirësi në përballimin e jetesës apo integrim shoqëror, si:  jetimë, fëmijë të rrugës, fëmijë me aftësi të kufizuar, apo që janë izoluar nga gjakmarrja, të pastrehë, familje me shumë anëtarë, pleq të braktisur, romët dhe ballkano-egjiptianët, etj.
  • Realizimi i projekteve për ngritjen e nivelit kulturor dhe arsimor të vajzave dhe grave dhe inkurajimi i tyre për integrim në shoqëri, si dhe organizimin e projekteve kundër dhunës ndaj grave si dhe për frenimin e konflikteve familjare.
  • Realizimi i projekteve, që kanë impakt të rëndësishëm social mbi popullsinë, ku do të zbatohen, si: dhurimi i gjakut, hapja e qendrave shëndetësore, shtrimi i rrugëve, hapja e puseve të ujit, mbjellje fidanë pemësh etj.
  • Të sigurojë ndihma dhe mbështetje humanitare në raste fatkeqësish.

Këto objektiva do të realizohen kryesisht nëpërmjet:

  • Bashkëpunimit me drejtoritë e tjera në KMSH, institucionet shtetërore, organizatat jo-qeveritare, investitorë të huaj dhe vendas.
  • Organizimit të seminareve, takimeve, bashkëbisedimeve dhe formave të tjera të përshtatshme për realizimin e objektivave të drejtorisë.
  • Sigurimit të fondeve nëpërmjet KMSH-së si dhe dhurimeve nga burime financimi kombëtare dhe të huaja.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë