Drejtor: Ejup Lila
Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median ndjek dhe zbaton detyrat e Kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe harton e ndjek planin vjetor të drejtorisë për të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me marrrëdhëniet me publikun dhe median, radion zyrtare të institucionit, realizimin e aktiviteteve social-kulturore, mbulimin mediatik të aktiviteteve, si dhe të gjitha prodhimet audio-vizive.
Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Median duhet të ketë kryer fakultet laik ose teologjik islam, si dhe të jetë i specializuar në fushën e medias dhe të marrëdhënieve me Publikun. Drejtori i kësaj Drejtorie duhet të dijë të paktën një gjuhë të huaj dhe të ketë përvojë pune mbi 5 vjet.
Funksionet:
• Është personi i kontaktit për institucionin
• Zëdhënës zyrtar i institucionit
• Planifikon strategjitë e komunikimit të institucionit
• Këshilltar i Kryetarit për marrëdhëniet me median dhe publikun
• Siguron opinione, përfaqësime dhe informacion për institucionin
• Mban dhe zhvillon raportet me mediat
• Raportet me anëtarësinë/xhematin etj.
• Koordinim i informacionit të brendshëm
• Organizimi i evenimenteve të brendshme dhe të jashtme
• Mirmbajtja e faqjes zyrtare të internetit
• Pregatit materialet informuese për organizmin institucional
• Aktivitete në bazë, me publikun (dëgjime publike, takime etj)
• Zhvillim dhe ruajtje e marrëdhënieve me grupet relevante, organizmat / institucionet dhe agjencitë e jashtme
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median është njëkohësisht edhe administrator i radios komunitare “Spektrum”.
E-mail: [email protected]