Përgjegjëse: Fatma Karaj

 Sektori i gruas në qendër ka detyrë:

  • Të organizojë dhe shtrijë sektorët e gruas në të gjitha myftinitë e rretheve.
  • Të bashkëpunojë me myftinitë dhe drejtoritë e medreseve e të shkollave të mesme, dega e vajzave, për ngritjen e forumeve rinore të vajzave pranë çdo medreseje ose shkolle.
  • Të krijojë lidhje me organizatat simotra të vendeve islame me qëllim shkëmbimin e eksperiencës e përvojës me organizatat e grave të Besimit Islam.
  • Të zhvillojë aktivitete kulturore me organizatat e gruas islame në shkallë vendi e myftinie, për edukimin dhe rrënjosjen e Islamit tek fëmijët dhe familjet e tyre.
  • Të organizojë takime e biseda me gratë intelektuale, studente e të reja, me qëllim njohjen dhe afrimin e tyre me Besimin Islam dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e fesë dhe kulturës Islame në vendin tonë.
  • Organizon punën dhe veprimtarinë e saj në përgatitjen dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve e literaturës së Besimit Islam.