NENKRYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka dy nënkryetarë. Nënkryetarët e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë emërohen dhe shkarkohen në bazë të procedurave dhe kritereve të përcaktuara në nenet 23, 25 e 31 të Statutit të KMSH-së. Nënkryetarët janë në vartësinë direkte të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe japin llogari para tij, kryesisë së KMSH dhe Këshillit të Përgjithshëm për zbatimin e detyrave të ngarkuara prej tyre. Çdo nënkryetar kontrollon drejtoritë në vartësi të tij sipas vendimit të Kryesisë së KMSH.
Nënkryetarët:
- Z. Taulant Bica
- Z. Lauren Luli