Komuniteti Mysliman i Shqipërsisë organizoi konkursin “Thirrja e Ezanit”, konkurs i zhvilluar për herë të parë në rang kombëtar.
Në këtë konkurs morën pjesë kandidatë nga e gjithë Shqipëria, të grupmoshave 15 deri në 25 vjeç.
Konkursi kaloi nëpër tre faza.
1-Thirrja nëpër ambientet e xhamive të myftinive
2-Seleksionimi lokal, sipas çdo myftinie
3-Finalja.
Ditën e shtunë, 17 korrik 2021, në ambientet e Universitetit BEDER u zhvillua finalja.
Në konkursin final morën pjesë; Kryetari dhe Nënkryetari i KMSH-s, myftinjtë e rretheve dhe Rektori i Kolegjit Universitar “BEDER”, Prof. Ferdinand Gjana.
Fjalën hapëse të aktivitetit e mbajti Nënkryetari, z. Taulant Bica, i cili ka qenë edhe promotori i këtij konkursi në të gjitha etapat.
“Duke marrë parasysh rolin dhe rëndësinë që feja jonë e bukur, Islami, i kushton thirrjes së parë për në adhurimin e namazit, pra Ezanit, si dhe nevojën që kemi ne si komunitet dhe si shoqëri për thirrjen në mënyrë sa më të bukur dhe profesionale të tij, lindi edhe kjo nismë për këtë konkurs, i pari në llojin e tij.
Ndjehem i privilegjuar që pata mundësinë të dëgjoj kaq shumë konkurentë në “Thirrjen e Ezanit”, të gjithë ishin të mrekullueshëm, por siç e do edhe zakoni i konkurseve, tre prej tyre do të renditen në vendet e para.
Falënderoj përzemërsisht të gjithë myftinjtë dhe imamët të cilët u angazhuan, ky ka qenë një konkurs me shumë vlera. Shpresoj dhe besoj se do ta kthejmë në një traditë të përvitshme.”, tha z. Bica në fjalën e tij hapëse të konkursit.
Më pas të pranishmi i përshëndeti edhe Kryetari i KMSH, H. Bujar Spaiu dhe Rektori Gjana.
Juria që bëri vlerësimin e konkursit final ishte:
1-Jamal Safarti, pedagog BEDER.
2-Lauren Luli, Myfti i Tiranës
3-Elton Karaj, Imami Xhamisë Et’hem Beu.
Sipas vlerësimit final të jurisë, midis 25 konkurentëve nga i gjithë vendi,
z. Klodian Tota nga Peshkopia, u vlerësua me çmimin e parë.
z. Haxhi Duka nga Elbasani, u vlerësua me çmimin e dytë,
z. Toni Hymeraj nga Fushë-Kruja, u vlerësua me çmimin e tretë.
Për të gjithë kandidatët pjesëmarrës në konkursin final u dha nga një dhuratë simbolike, për tre çmimet e para dhuratat ishin më specifike.