Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti sot në selinë e institucionit, përfaqësuesin zyrtar të Tarikatit Halveti, Sheh Hysen Hormova.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Hormova u përqendrua në organizimin e tarikatit dhe veprimtarisë së tij të përditshme si drejtues i këtij të fundit.

Më tej ai u ndal në rindërtimin e xhamisë së fshatit Hormovë të Tepelenës nga besimtarët në vitin 2018, xhami kjo e ndërtuar për herë të parë në vitin 1872 dhe e përdoruar më pas në vitin 1921 si shkollë e parë shqipe nga mësuesi Ali Sheh Hormova.

Më tej, biseda ndërmjet Kryetarit Spahiu dhe z. Hormova u fokusua në bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë