Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim në selinë e KMSH-së studiuesin, z. Ali Iljazi.
Studiuesi i mirënjohur e njohu kryetarin e KMSH-së me studimet, përkthimet dhe botimet e tij përgjatë një periudhe disa vjeçare.
Ndërsa kreu i KMSH-së e përgëzoi z. Iljazi për kontributin dhe punën e tij të çmuar dhe e njohu atë me botimet e Komunitetit Mysliman.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi tematika të ndryshme të literaturës dhe studimeve islame si dhe për bashkëpunime të ndryshme në fushën e botimeve.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i Kulturës dhe Arsimit, z. Dorian Demetja.