Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një vizitë zyrtare ambasadorin e Libisë në Shqipëri, z. Miloud Alama.

Kryetari Bruçaj e falënderoi z. Alama për vizitën. Ai vlerësoi marrëdhëniet që ekzistojnë midis vendeve dhe kërkoi shtrirjen e këtyre marrëdhënieve edhe ndërmjet Komunitetit Mysliman dhe Ambasadës së Libisë në vendin tonë.

Ambasadori i Libisë e falënderoi z. Bruçaj për pritjen e ngrohtë e të përzemërt. Ai vlerësoi qëndrimet e KMSH ndër vite si edhe rolin e saj aktiv në promovimin e vlerave të besimit nëpërmjet edukimit të brezave të rinj.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunim reciprok në fusha të ndryshme.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë