Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Skender Bruçaj priti në selinë e KMSH-së antarët e Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman”.

Ata ndodhen në Shqipëri prej disa ditësh ku në bashkëpunim me KMSH-në kanë nisur fushatën për tu ardhur në ndihmë 1000 familjeve në Shqipëri.

Kryetari Bruçaj falënderoi Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” për kontributin e tyre në ndihma për familjet ne nevojë të vendit tonë.

Ndër të tjera Bruçaj i njohu me institucionin e KMSH-së dhe aktivitetin e tij.

Më pas ai në shenjë mirënjohje u ka dhuruar antarëve të Qendrës Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” një Çertifikatë Falënderimi.

Ata falënderuan KMSH-në për bashkëpunimin dhe vlerësimin dhe e informuan kreun e KMSH-së mbi aktivitetin e tyre.

Një nga çështjet kryesore të takimit ishte edhe diskutimi mbi bashkëpunimin e mundëshëm gjatë muajit të Ramazanit në aktivitete të ndryshme, iftare dhe ndihma.

Gjatë takimit u diskutuan edhe për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë