Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një vizitë drejtorin e Institutit për Përgatitjen e Imamëve “Mbreti Abdullah i Dytë”, Dr. Reshad el-Kejlanin.
Kryetari Bruçaj e falënderoi Dr. Reshad el-Kejlanin për vizitën dhe pjesmarrjen në konferencën e organizuar nga KMSH, me temë: “Roli i imamëve në shoqërinë modern”.
Kreu i KMSH-së vlerësoi edhe bashkëpunimin e ngushtë me Institutin për Përgatitjen e Imamëve “Mbreti Abdullah i Dytë”.
Ky bashkëpunim ka bërë të mundur që myftinj dhe imamë nga e gjithë Shqipëria të marrin pjesë në trajtime dhe seminare të këtij institucioni në Jordani.
Dr. Reshad el-Kejlani e falënderoi z. Bruçaj për pritjen e ngrohtë e të përzemërt. Ai vlerësoi punën e KMSH-së në përgatitjen e imamëve, aktivitetet shkencore, arsimore dhe edukative.
Gjithashtu Dr. El-Kejlani siguroi kreun e KMSH-së se bashkëpunimi në trajtimin dhe përgaditjen e imamëve do të jetë i vazhdueshëm.