Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj ka pritur në selinë e KMSH-së përfaqësues nga Deutsche Welle.

Në takim ishte kryeredaktorja e Deutsche Welle, znj. Ines Pohl, përfaqësuesja e DW për Europën, znj. Adelheid Feilcke, dhe korrespondentja e DW në Shqipëri, znj. Ani Ruci.

Kreu i KMSH-së vlerësoi DW për seriozitetin dhe punën e tyre dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë që publikut t’i përcillet informacioni i duhur.

Më tej z. Bruçaj i njohu përfaqësueset e DW me historikun e KMSH-së, ecurinë dhe sfidat e hasura gjatë këtyre dy dekadave, kontributin në fusha të ndryshme me interes shoqëror dhe institucionet arsimore të KMSH-së: Medresetë dhe Kolegjin Universitar Bedër.

Kreu i KMSH-së bashkë me drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, z. Agron Hoxha diskutuan me përfaqësueset e DW mbi format e bashkëpunimit me DW në Shqipëri si dhe me DW në gjuhë të tjera.

Përfaqësueset e DW falënderuan kreun e KMSH-së për bashkëbisedimin dhe u shprehën se do të kenë një bashkëpunim të ngushtë me KMSH-në dhe se qëllimi i DW është përçimi i informacionit të duhur, të saktë dhe të paanshëm.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë