Në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Arabinë Saudite, kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu bashkë me grupin shoqërues kanë vijuar takimet me zyrtarë të lartë në disa ministri.
Kreu i KMSH-së zhvilloi një takim me zv/ministrin e Haxhit dhe Umres, Dr. Abdulfetah bin Sulejman Meshat.
Gjatë takimit z. Spahiu e falënderoi zv/ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm të Haxhit, si dhe dikutuan mbi intensifikimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve për të realizuar sa më mirë organizimin e haxhit për besimtarët nga Shqipëria.
Më pas kreu i KMSH-së ka zhvilluar një tjetër takim me zv/ministrin e Arsimit, z. Abdurrahman bin Nasir el-Kharif.
Në këtë takimi z. Spahiu e njohu ministrin me aktivitetin e Medreseve në të gjithë vendin dhe Universitetit Bedër si dhe me punën që KMSH bën për të rritur kapacitetet në fushën e arsimit dhe edukimit në vend.
Delegacioni i KMSH-së në ditët në vijim do të ketë të tjera takime me zyrtarë të lartë në Mbretërinë e Arabisë Saudite.