Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skënder Bruçaj, është përzgjedhur për një mandat pesëvjeçar si anëtar i Këshillit të Lartë Drejtues të Ligës Botërore Islame (Rabita).

Ky këshill përbëhet nga liderët e komuniteteve botërore fetare dhe mblidhet në periudha të caktuara kohore për të diskutuar dhe vendosur strategjitë dhe qëndrimet që mban organizata.

Këtë vit, Këshilli i Lartë i Ligës së Botës Islame, mbajti mbledhjen e tij të 43-të në selinë qendrore të Ligës në Mekë. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit të Lartë të Ligës, ndër të cilët edhe z. Bruçaj, diskutuan dhe hulumtuan gjatë rreth problematikave më të mprehta të myslimanëve në mbarë botën dhe zgjidhjeve të mundshme për to, promovimit të vlerave të Islamit si paqja globale dhe bashkëjetesa ndër fetare, si dhe rreth rëndësisë së mbledhjes herë pas here të elitës së intelektualëve, mendimtarëve dhe dijetarëve myslimanë për të mbajtur të lidhur boten islame.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë