Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në selinë e institucionit në një takim lamtumire, Kreun e Misionit Diplomatik Algjerian në Republikën e Shqipërisë, z. Abduluehab Saidani.
Në fjalën e tij, kryetari Spahiu e falenderoi z. Saidani për kontributin e dhënë në ngritjen dhe konsolidimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve si dhe i uroi atij suksese në angazhimet e ardhshme.
Ndërsa z. Saidani, ndau disa nga momentet më deçizive të misionit të tij diplomatik në vendin tonë dhe mbresat e punës së deritanishme në Shqipëri. Po ashtu, ai vlerësoi pozitivisht rolin e KMSH-së në ruajtjen dhe promovimin e harmonisë dhe dialogut ndërfetar në shoqëri.
Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi të lirë.