Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, z. Mohummed Umar Sayed, kreun e organizatës “Mirësi për Botën”.

Ky takim vjen në kuadër të marrëveshjes së firmosur më herët ndërmjet dy palëve, me synimin e mbështetjes së aktivitetit fetar në xhami të ndryshme të vendit, ndihmesën e shtresave në nevojë, hapjen dhe menaxhimin e jetimoreve, ofrimin e bursave shkollore, zhvillimin e aktiviteteve të bamirësisë, etj.

Bashkëbisedimi ndërmjet dy krerëve u fokusua në mbarëvajtjen e implementimit të marrëveshjeve të lartpërmendura, si dhe vizionin e përbashkët në konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre projekteve.

Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, e falenderoi z. Sayed për mbështetjen e treguar deri më tani dhe vlerësoi përpjekjen e organizatës “Mirësi për Botën” në misionin fisnik për t’iu ardhur në ndihmë kategorive të ndryshme të shoqërisë sipas nevojave përkatëse.

Ndërsa z. Syed, e falenderoi kryetarin Spahiu për bashkëpunimin dhe për vënien në dispozicion të logjistikës dhe kuadrove të KMSH-së në jetësimin e këtyre projekteve.

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë