Iftari i Rames 2013 (1)

 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama shtroi mbrëmë një iftar me drejtues të lartë të Komunitetit Mysliman, myftinj, imamë, si dhe besimtarë të kryeqytetit dhe të ardhur nga rrethet.

Në fjalën e tij para të ftuarve z. Rama vlerësoi lart tolerancën dhe bashkëjetesën harmonike të shqiptarëve duke e cilësuar si një trashëgimi unike botërore. “Në Shqipëri feja mbetet sot e gjithë ditën një fjalë e lidhur me harmoninë jo me ndasinë. Me vlerën e një bashkëjetese ku mëvetësia e një besimi nuk është mur, por urë me besimet e tjera. Kjo trashëgimi unikale kulturore, në botën e sotme të dasive të thella dhe konflikteve të nxehta fetare përbën një vlerë edhe më të jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

Në vazhdim të fjalës së tij kreu i PS-së nënvizoi se, duhen marrë masa për ta ruajtur dhe forcuar këtë trashëgimi, kur u shpreh se: “Qeveria e Shqipërisë ka në dorë që të bëjë më  shumë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë më shumë, që kjo histori e veçantë shqiptare të bëhet pjesë e ushqimit shpirtëror për gjeneratën e re dhe e qasjes ndaj një Shqipërie të re me një sy të ri”.

Kreu i PS-së shprehu mirënjohje për përfaqësuesit e komuniteteve fetare, të cilët sipas tij, megjithëse u rikthyen në mision pas shkëputjes së gjatë prej komunizmit, e rikthyen fenë me zërin e urtësisë dhe tolerancës.

Në përmbyllje të fjalë së tij z. Rama uroi në emër të Partisë Socialiste Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muçën dhe përmes tij të gjithë myslimanët shqiptarë një Ramazan të bekuar.

Në iftarin e shtruar në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit ishin të ftuar edhe përfaqësues të  komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues të spektrit politik, të trupit diplomatik në Tiranë, si dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Iftari i Rames 2013 (5)Iftari i Rames 2013 (7)Iftari i Rames 2013 (8)Iftari i Rames 2013 (2) Iftari i Rames 2013 (3) Iftari i Rames 2013 (4)  Iftari i Rames 2013 (6)

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë