Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit një delegacion nga Bashkësia Islame e Kosovës të kryesuar nga Kryeimami Sabri ef. Bajgora.
Gjatë këtij takimi ishin të pranishëm gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të lartë të të dy institucioneve.
Bashkëbisedimi ndërmjet palëve u fokusua mbi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e medias, kulturës, botimeve etj.
Më tej Kryetari i KMSH-së, z. Spahiu, u ndal në marrëdhënien e mirë që karakterizon të dy vendet në rang shoqëror e fetar.
Ndërsa, z. Bajgora, vlerësoi kontributin e deritanishëm të KMSH-së në ruajtjen e kësaj marrëdhënieje frytdhënëse ndërmjet institucioneve.