Kryeparlamentarja Jozefina Topalli shtroi mbrëmjen e djeshme, 18 korrik 2013, një iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Të ftuarit e znj. Topalli në një prej rezidencave qeveritare ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, drejtues të KMSH-së, myftinj e imamë, përfaqësues të komuniteteve fetare në Shqipëri, personalitete të fushave të ndryshme, etj.

Znj. Topalli iu drejtua të ftuarve me urimet më të përzemërta me rastin e këtij muaji të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar besimtarët për agjërimin dhe çdo sakrificë të kryer prej tyre në emër dhe për hir të Zotit. Një falënderim të veçantë ajo i adresoi grave të ftura, të cilat këtë adhurim e shoqërojnë me preokupime më të shumta në shërbim të familjes.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, pasi falënderoi në emër të institucionit dhe besimtarëve znj. Topalli për iftarin e shtruar, theksoi se kjo tryezë është tregues i vlerësimit që shteti ka ndaj institucioneve fetare dhe punonjësve të tyre për punën e madhe e të dobishme që bëjnë në edukimin e individit dhe krejt shoqërisë.

Znj. Jozefina Topalli e ka kthyer në traditë shtrimin e iftareve. Me këtë veprim, ajo ka dashur të tregojë në njëfarë mënyre respektin për këtë muaj të shënuar dhe vlerësimin për sakrificat e bashkëqytetarëve të saj.

iftari i J. Topallit (1) iftari i J. Topallit (3)iftari i J. Topallit (2)

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë