Pas akomodimit përkatës në hotelin e Mekkës, haxhinjtë shqiptarë të të dy grupeve të para, kanë kryer tavafin e Umres dhe Sajin midis kodrave Safa dhe Merve.
Ashtu si të gjithë besimtarët e shumtë të mbledhur nga e gjithë bota Islame, ata i janë lutur Krijuesit të Gjithësisë, Allahut (xh.sh), si dhe kanë falur namaz në Qaben e madhnueshme.
Allahu (xh.xh) ua pastë pranuar!
Ndërkohë sot pasdite pritet të mbërrijnë dhe të akomodohen në po të njëjtin hotel edhe grupi i tretë i haxhinjve të cilët do të nisen nga Tirana.