Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, priti në një takim Këshilltarin për Ballkanin të kryeministrit të Turqisë, z. Sabri Demir.
Z. Demir uroi kryetarin Bruçaj për zgjedhjen e tij në krye të KMSH-së, dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë turke për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Kryetari Bruçaj falënderoi Këshilltarin Sabri Demir për vizitën dhe u shpreh se bashkëpunimi me çdo vend apo institucion në punë që i shërbejnë besimtarëve dhe vendit është një ndër prioritetet e Komunitetit Mysliman.
10 Mars 2014