Kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim, Kryetarin e ri të Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Dizdari.
Dizdari shprehu vlerësimin e tij për punën e bërë nga z. Bruçaj dhe kërkoi vijimin e bashkëpunimit me KMSH-në, përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.
Kryetari Bruçaj, nga ana e tij uroi z. Dizdari për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e Komunitetin Mysliman për bashkëpunim mes dy institucioneve.
Në takim ishte i pranishëm edhe anëtari i KSHK-së z. Servet Gurra.