IMG_8111

Kryetari i Komunitetit Mysliman të  Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në zyrën e tij ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, z. Nicholas Cannon.

Kryetari Bruçaj e falënderoi ambasadorin Cannon për vizitën dhe i shprehu mirënjohjen për Britaninë e Madhe për mbështetjen dhe ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve.

Ambasadori Cannon falënderoi z. Bruçaj për pritjen e ngrohtë e të përzemërt. Ai vlerësoi lart kontributin e Komunitetit Mysliman në interes të myslimanëve dhe në dobi të shoqërisë shqiptare.

Gjatë bisedës, z. Cannon u ndal edhe në modelin e bashkëjetesës harmonike ndërmjet besimeve në Shqipëri, teksa u shpreh se ajo mund të shërbejë si shembull për Britaninë, por edhe vendet e tjera europiane. “Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është shembull për shoqëritë europiane dhe do të jetë një shtysë më tepër që vendi juaj të bëhet pjesë e familjes europiane”, u shpreh z. Cannon.

Z. Bruçaj e siguroi z. Cannon se Komuniteti Mysliman do të vazhdojë të japë ndihmesën e tij në këtë proces.

Në vijim kryetari Bruçaj e njohu diplomatin britanik me veprimtaritë e Komunitetit Mysliman dhe mënyrën sesi ai funksionon.

13 Qershor 2014

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë