IMG-20140824-WA0007

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, gjatë një vizite në Egjipt, pati një takim me hirësinë e tij Kryemyftiun e Egjiptit, z. Sheuki Ibrahim Abdul-Kerim Al’lam. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish-kryemyftiu i Egjiptit, Prof.Dr. Ali Xhuma.

Biseda u fokusua në domosdoshmërinë e punës dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame, në mënyrë të tillë që të shtohen përpjekjet për përçimin e mesazhit dhe kuptimin e qartë të fesë Islame, si dhe të punohet për evidentimin e kontributit të vlerave të Islamit për paqen globale.

Z. Xhuma e vuri theksin te ngritja dhe ndërtimi i urave të komunikimit dhe mirëkuptimit mes feve, teksa u shpreh se kjo mund të arrihet duke u fokusuar në vlerat e përbashkëta dhe në fjalën e përbashkët.

Z. Bruçaj u bëri të dy personaliteteve një ftesë zyrtare për të vizituar Shqipërinë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë