Gjatë vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, i shoqëruar nga Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, z. Hamdi Çurri, zhvilloi një takim pune me Presidentin e Bankës Islame për Zhvillim, Dr. Ahmad Mohamed Ali Al-Madani.

Kreu i KMSH-së z. Skender Bruçaj i bëri një prezantim të situatës së vakëfeve në Shqipëri dhe problematikave lidhur me to, ndërsa Dr. Al-Madani, nga ana e tij shprehu dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë në projektet e zhvillimit të Vakëfeve.

Gjithashtu gjatë kësaj vizitë në Arabinë Saudite, kryetari Bruçaj zhvilloi një takim edhe me Dr. Azmi Omar, Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Trajnimit dhe Kërkimit Islam, ku u bisedua rreth projektit të digjitalizimit të fondit të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit.

IMG-20150225-WA0002 IMG-20150225-WA0003  IMG-20150225-WA0026IMG-20150225-WA0025

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë