Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë kortezie në selinë e institucionit, z. Mahmoud Iriqat, i ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shtetit të Palestinës në Tiranë.

Pasi i uroi mirëseardhjen, kryetari Spahiu e njohu atë shkurtimisht me institucionin, veprimtarinë fetare, edukative dhe sociale.

Ndërsa z. Iraqat, prezantoi misionin e tij diplomatik në vendin tonë dhe shprehu gatishmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale me KMSH-në.

Gjatë takimit u diskutua mbi aktualitetin dhe ngjarjet në lindjen e mesme si dhe mbi tematika të tjera të përbashkëta.

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm që të sjellë paqe dhe harmoni mes popujve, të lehtësojë vuajtjet dhe të udhëzojë njerëzimin drejt mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë