Kryetari Spahiu vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme miqësore dhe theksoi rëndësinë e kujdesin e vazhdueshëm që duhet të tregojmë për ruajtjen e tyre, të cilat sipas tij në kontekstin e harmonisë fetare në Shqipëri, shkojnë përtej përkatësive fetare, me qëllim ruajtjen e paqes dhe kohezionit social.
Nunci Apostolik falënderoi z.Spahiu për mikpritjen dhe çmoi shumë angazhimin dhe përkujdesin e veçantë që tregon ai si drejtuesi më i lartë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për dialogun dhe harmoninë në vend.
Gjatë bisedës u fol edhe rreth “Konferencës Globale të Vëllazërisë Njerëzore”, dhe dokumentit të përbashkët të dalë nga kjo konferencë, nënshkruar ndër të tjerë edhe nga, Shejhul Al-Az-harit, Shejh Ahmed al-Tajjib dhe Papa Françeskut.
Ky dokument është një pasuri e madhe për vlerat humane, modelin e përbashkët të tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare, si dhe besimin në një të ardhme të paqtë për njerëzimin.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë