Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë e Pogradecit.
Kryetari u prit nga Myftiu i Pogradecit, z. Namik Mahmutllari dhe imamë të xhamive të ndryshme të myftinisë.
Kryetari Spahiu falënderoi myftiun dhe imamët për punën e deritanishme dhe u shprehu atyre gjithë mbështetjen e tij personale dhe të institucionit për mbarëvajtjen e punëve në shërbim të përhapjes së mesazhit të bukur të fesë islame.
Më pas, Kryetari mbajti hutben e xhumasë në xhaminë “Ebu Bekr” ku ndau mesazhin e tij me besimtarët e pranishëm.
Në këtë vizitë, Kryetari Spahiu u shoqërua nga z. Taulant Bica, Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili gjithashtu mbajti hutben në xhaminë “Bilal”.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë