Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mbajti sot hutben e ditës së xhuma në xhaminë e “Medresesë”, Tiranë.

Tema e referimit për dhjetëra besimtarët e pranishëm ishte shfrytëzimi i 3 muajve të begatë, Rexheb, Shaban dhe Ramazan.

Në referimin e tij ai u fokusua në veçoritë, adhurimet, rëndësinë e leximit të Kuranit, netët e mira, dhe në tërësi sjelljen apo mënyrën sesi duhet ti presin e ti përcjellin besimtarët këto 3 muaj të begatë.

“Besimtari më i mirë merr si shembull në shfrytëzimin e këtyre 3 muajve Profetin Muhamed (a.s) dhe shokët e tij fisnik, nisur nga kjo le të shërbejnë këto 3 muaj për ta forcuar lidhjen tonë shpirtërore më tej me Krijuesin e gjithësisë.”- tha ai gjatë fjalës së tij.

Më tej ai shtoi se duke qenë se jeta e njeriut është e shkurtër në këtë botë, le të shërbejnë këto 3 muaj si kohë rizgjimi për të fituar pëlqimin e Zotit me punët dhe adhurimet tona.

Në përfundim të hutbes, z. Spahiu priu në namazin e xhumasë ku ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm besimtarësh.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë