Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu ka mbajtur hytben e ditës së Premte në Xhaminë e Qendrës në Durrës.

Tema e hytbes që mbajti kryetari i KMSH-së ishte: “Kjo botë është mjet, dhe jo qëllim”.

Me anë të ajeteve kuranore, haditheve dhe historive të ndryshme, z. Spahiu shpjegoi detyrën e besimtarit në këtë botë dhe qëllimin e krijimit të njeriut I cili është fitimi I kënaqësisë së Zotit.

Në fund të hytbes kryetari i KMSH-së tha së jemi në prag të Ramazanit dhe ky është një muaj plot me mëshirë e begati. Gjatë këtij muaji duhet të vlerësojmë çdo çast për të përfituar nga mëshira e pafundme e Allahut xh.sh.

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë