Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare dy ditore, të organizuar nga Ministria e Vakëfeve të Egjiptit, në Kajro.
Tema e konferencës ishte: “Roli i liderëve dhe ligjvënësve në promovimin e kulturës së paqes, në përballje me terrorizmin dhe sfidat e tjera”.
Pjesë e konferencës ishin zyrtarë të lartë shtetëror si dhe liderët e komuniteteve fetare nga e gjithë bota.
Kryetari i KMSH-së pati rastin që gjatë konferencës të zhvillojë disa takime me Ministrin e Vakëfeve te Egjiptit, Myftiun e Egjiptit si dhe me lider të shteteve të tjera që ishin pjesë e konferencës.
Gjatë takimit me Myftiun e Egjiptit, u fol për shkëmbimin e eksperiencave në fushën akademike, për forcimin e marrëdhënieve si dhe për strategji të reja dypalëshe.