Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e KMSH-së ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, z. Lóránt Balla.

Kryetari Spahiu e falënderoi z. Lóránt Balla për vizitën dhe e njohu ambasadorin me historikun e KMSH-së, ecurinë dhe sfidat e hasura, si dhe kontributin në fusha të ndryshme me interes shoqëror.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi mes palëve dhe u diskutua mundësia e thellimit të tij në të ardhmen nëpërmjet projekteve konkrete në fusha të ndryshme kulturore, sociale dhe edukative.

Ambasadori e uroi z. Spahiu për detyrën e re dhe vlerësoi lart punën dhe kontributin që KMSH ka dhënë dhe vazhdon të japë si për komunitetin e besimtarëve, ashtu edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi. Gjithashtu ai çmoi punën dhe angazhimin e treguar nga KMSH në raport edhe me bashkësitë e tjera fetare në rajon, duke uruar suksese në përmbushjen e këtij misioni.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë