Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e KMSH-së ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, z. Fayez Mishari Al-Jassim.
Kryetari Spahiu e falënderoi z. Fayez Mishari Al-Jassim për vizitën dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira midis dy palëve, dhe shprehu gadishmërinë për bashkëpunim që këto marrëdhënie të forcohen akoma më shumë.
Fayez Mishari Al-Jassim e uroi z. Spahiu për detyrën e re dhe vlerësoi lart punën dhe kontributin që KMSH ka dhënë dhe vazhdon të japë si për komunitetin e besimtarëve, ashtu edhe për shoqërinë shqiptare në tërësi.