Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, priti në një vizitë zyrtare ambasadorin e Jordanisë në Shqipëri, z. Fawwaz Aleitan.
Gjatë fjalës së tij, kryetari Bruçaj, e falënderoi z. Aleitan për kontributin e tij në mbarëvajtjen e institucionit dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira midis dy palëve.
Ndërsa Ambasadori i Jordanisë z. Aleitan, vlerësoi qëndrimet e Komunitetit Mysliman ndër vite si edhe rolin e tij aktiv në promovimin e vlerave të besimit në shoqërinë tonë. Në fund, ai i përcolli Kryetarit Bruçaj ftesën e Mbretit të Jordanisë për një vizitë zyrtare në Jordani.
Më tej ai u njoh me aktualitetin e deritanishëm të institucionit nga z. Bruçaj, ku nuk munguan as sugjerimet mbi realizimin e bashkëpunimeve të mëtejshme ndërinstitucionale.
Gjatë kësaj vizite, Ambasadori i Jordanisë ishte i shoqëruar nga Profesori Jordanez i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin “Bedër”, Dr. Jamal Safarty.