Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim zv/ministrin për çështjet kulturore në ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare në Kuvajt, z. Daut Al Asusi dhe drejtorin e fondit në ndihmë të të sëmurëve, z. Khalid Al Hindi.
Kryetari i KMSH-së, i shprehu falenderimet ministrit për kontributin e që shteti i Kuvajtit ka dhënë në Shqipëri, bashkëpunimin me KMSH-në, ndërtimin e xhamive dhe aktiviteteve të tjera të shumta.
Gjatë takimit z. Spahiu u shpreh i gatshëm për të intensifikuar mërrëdhëniet dypalëshe dhe për t’i shtrirë ato në shumë fusha të ndryshme. Gjithashtu u duskutua mbi projekte konkrete dhe investime të ndryshme.
Ndërsa zv/ministri Al Asusi shprehu gadishmërinë e tij që marrëdhëniet mës institucioneve të forcohen më shumë dhe në të ardhmen të realizohen projekte të përbashkëta në shërbim të besimtarëve dhe qytetarëve.