Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim Ambasadorin e Plotfuqishëm të Lirisë së Besimit në SHBA, z. Samuel Brownback.

Ambasadori Brownback ndodhet në Shqipëri në kuadër të konferencës “Feja si instrument i Paqes”, e cila organizohet nga Presidenca në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kryetari i KMSH-së e njohu z. Brownback me historikun e KMSH-së, ecurinë e tij, sfidat, rrjetin arsimor si dhe me aktivitetin e tij.

Ai gjithashtu e falënderoi ambasadorin për kontributin e SHBA-ve në promovimin e paqes, lirisë fetare dhe vlerave të tjera demokratike si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me Komunitetin Mysliman në projekte të ndryshme.

Ambasadori e falënderoi kreun e KMSH-së për kontributin dhe qëndrimet e tij si dhe sugjeroi që udhëheqësit fetarë nga Shqipëria të jenë shembull dhe iniciatorë të paqes dhe bashkëjetësës për vendet e tjera ku ka patur konflikte të natyrave të ndryshme.

Gjatë takimit u theksuan vlerat që mbart feja dhe ndikimi i tyre pozitiv në shoqëri.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë