Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, priti në një takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, znj. Leyla Moses-Ones.

Kryetari Bruçaj i uroi znj. Moses-Ones mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e saj të re.

Në vijim z. Bruçaj e njohu znj. Moses-Ones me historikun e KMSH-së, ecurinë e tij gjatë këtyre dy dekadave, sfidat e institucionit si dhe rrjetin arsimr të KMSH-së, me Medresetë dhe Universitetin Bedër.

Ai gjithashtu falënderoi ambasadën e SHBA-së në Shqipëri për bashkëpunimin e ngushtë në projekte të ndryshme.

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Leyla Moses-Ones falënderoi z. Bruçaj për mikpritjen dhe shprehu konsideratën e saj të lartë për institucionin.

Znj. Moses-Ones e siguroi kryetarin Bruçaj për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe e etiketoi KMSH-në si një partner strategjik të SHBA-ve.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë