Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu priti në një takim znj. Mariyam Cementëala, këshilltare për politikat dhe iniciativat strategjike të byrosë për lirinë e besimit dhe të drejtave të njeriut në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kreu i KMSH-së e falënderoi znj. Cementëala për vizitën dhe e njohu shkurtimisht me historikun, aktivitetin dhe rolin e institucionit në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.
Ndërsa znj. Cementëala vlerësoi rolin e KMSH-së në ruajtjen dhe forcimin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua për liritë fetare, harmoninë dhe të drejtat e besimit, si të drejta themelore të njeriut.
Gjithashtu u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në aktivitete dhe projekte të përbashkëta.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, sekretari i KNFSH-së, z. Genti Kruja dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.