Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, priti në një takim kortezie një delegacion nga Komuniteti Mysliman i Serbisë, i kryesuar nga Dr. Mevlud ef. Dudiç.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunime të mëtejshme në projekte të përbashkëta mes dy komuniteteve në dobi të myslimanëve jo vetëm të dy vendeve respektive por edhe në Ballkan.
Gjithashtu në takim u diskutua edhe për njëbashkëpunim të Universitetit të Novi Pazarit me Universitetin Bedër.
Dr. Dudic shoqërohej nga z. Fikret ef. Limani, Myfti i Preshevës, z. Ramiz ef. Hamidoviç anëtar i Komunitetit Mysliman të Serbisë si dhe Mehmet ef. Sahiti, koordinator i Medresesë së Preshevës.
Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu.
Delegacioni nga Serbia ka zhvilluar edhe një vizitë në universitetin Bedër dhe Medresenë e Tiranës, ku janë njohur nga afër më këto dy institucione të arsimit Islam në Shqipëri.
9 shkurt 2015