delegacioni italian (1)

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, priti sot  në një takim Princin Karl i Burboneve i Dy Sicilive, Duka i Kastros, Grand Master i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak të Kostandinopojës i Shën Gjergjit, së bashku me Eminencën e tij Renato Raffaele Cardinal Martino, Grand Prior,  i Urdhrit të Shenjtë Ushtarak të Kostandinopojës i Shën Gjergjit.

Në këtë takim z. Muça i njohu ata me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë si dhe me marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes feve në vendin tonë. “Në jemi një vend, i cili në themel të tij ka bashkekzistencën dhe bashkëjetesën harmonike mes feve të ndryshme. Ne, gjithnjë kemi ditur të ruajmë marrëdhëniet dhe respektin reciprok. Shqipëria është një ndër vendet me harmoninë ndërfetare më të shkëlqyer jo vetëm në Ballkan por edhe në Europë”, nënvizoi z. Muça

Kreu Muça u shpreh më tej se “feja islame është fe e paqes, dashurisë dhe tolerancës, fe e cila synon të përmirësojë marrëdhënien e njerëzve mes tyre dhe  me Zotin.”

Duka  i Kastros dhe Eminenca e tij Renato Raffaele, përshëndetën punën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, dhe kryetarit Haxhi Selim Muça dhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar. Ata gjithashtu vlerësuan edhe harmoninë ndërfetare në vend e cila është një model i shkëlqyer jo vetëm në Europë por në të gjithë botën.

Ata shoqëroheshin nga ambasadori, Guiseppe Balboni Acqua, Sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Mbretëror, z. Anthony Bailey OBE GCSS, kryetari i delegacionit për marrëdhëniet ndërfetare i  Urdhrit të Shenjtë Ushtarak të Kostandinopojës i Shën Gjergjit, Dr. Alberto Janelli, Sekretari Personal i Dukës së Kastros.

Me mbërritjen e tij në Shqipëri Duka i Kastros ka shprehur dëshirën për të takuar Kryetarin e Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muçën si dhe të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut.

Ndërkohë më herët ata vizituan edhe Xhaminë e Etem Beut, ku u pritën nga Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Gazmend Aga.

2 Dhjetor 2013

delegacioni italian (2)  delegacioni italian (4)delegacioni italian (3)

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë