Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu priti në një takim myftiun e Tropojës z. Eduart Demiraj.
Myftiu shprehu urimet më të mira për kreun e KMSH-së, për suksese të mëtejshme dhe vazhdimësi në kumtimin dhe përhapjen e mesazheve dhe vlerave të Islamit.
Kryetari i KMSH-së e falënderoi myftiun për kontributin e tij në shërbim të Islamit.
Spahiu tha se KMSH nën drejtimin e tij do të jetë në mbështetje të tyre, që vlerat dhe mesazhet e fesë sonë të përcillen tek besimtarët në mënyrën më të mirë.
Gjithashtu kryetari e falënderoi edhe për urimet me rastin e zgjedhjes në krye të KMSH-së.