Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skendër Bruçaj priti në një takim ambasadorin e Turqisë z. Hidayet Bayraktar.
Z. Bajraktar uroi Kryetarin Bruçaj për detyrën e tij në udhëheqjen e Komunitetit Mysliman dhe shprehu gatishmërinë për rritur edhe më tej bashkëpunimin.
Kryetari Bruçaj falënderoi ambasadorin turk dhe u shpreh se Komuniteti Mysliman ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i hapur për frymën e bashkëpunimit në të mirë të besimtarëve myslimanë, dhe kombit shqiptar.
Ambasadori Bayraktar shoqërohej nga Këshilltari për Çështjet Fetare në ambasadën turke z. Shaban Ishlek.
11 Mars 2014