Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Tiranës z. Lulzim Basha.
Në takimin e zhvilluar kryetari Bruçaj e njohu z. Basha më gjerësisht me zhvillimet dhe strategjitë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë gjatë viteve të fundit. Gjithashtu kryetari i KMSH-së ka falënderuar kryebashkiakun Basha për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy institucioneve.
Ndërsa z. Basha ndër të tjera ka vlerësuar lart rolin që luan Komuniteti Mysliman i Shqipërisë për promovimin e vlerave universale të Islamit, në dobi të shoqërisë shqiptare, si dhe në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë.
Të dyja palët shprehën gjithashtu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Kryetari z. Bruçaj shoqërohej nga Kancelari z. Ylli Cikalleshi, si dhe drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median z. Fejzi Shaholli.