Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skënder Bruçaj, priti në një takim myftiun e Pukës, z. Gëzim Kopani dhe anëtarë të këshillit të myftinisë.
Gjatë takimit u diskutua ecuria e punëve në Myftininë e Pukës, vështirësitë, sfidat dhe çështje të ndryshme të karakterit administrativ.
Kryetari H. Skender Bruçaj, falënderoi myftiun dhe pjesëtarët e këshillit të myftinisë për kontributin dhe i inkurajoi të vazhdojnë punën e tyre në përhapjen e mesazhit të drejtë të Islamit, si dhe i garantoi që KMSH do të jetë vazhdimisht në mbështetje të tyre.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi sfidat, sukseset dhe problematikat e përditshme që hasen në zonën e Pukës.
9 mars 2017