Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, ka uruar mbarë bashkëqytetarët e vet, për marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian.
“Aspiratat e shqiptarëve për liri dhe demokraci janë të hershme. Populli ynë e meriton plotësisht këtë status. Le të shërbejë për ecjen sa më shpejt drejt një mirëqenie dhe zhvillimi progresiv në të gjitha fushat. Ne do të shkojmë në Evropë me vlerat dhe traditat tona, që na karakterizojnë si popull. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë”, thuhet në mesazhin e kreut të KMSH-së, menjëherë pas marrjes së statusit të Shqipërisë, si vend kandidat për në BE.