IMG-20151113-WA0010Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj, mori pjesë në një vizitë zyrtare në shtetin e Katarit me ftesë të Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Islame në shtetin e Katarit.

Gjatë kësaj vizite katër ditore, u bënë takime me ministrin e vakëfeve dhe çështjeve islame në shtetin e Katarit, Dr. Ghaith bin Mubarak Al Kaëari, me drejtorin e përgjithshëm të fondit të Zekatit në shtetin e Katarit Z. Hassim bin M. Al-Kubaisi dhe me Z. Khalid bin Mohammed Althani, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve ne shtetin e Katarit.

Gjatë këtyre takimeve u bisedua për fushat e bashkëpunimit të përbashkët, shkëmbimin e eksperiencave dhe mbështetjen e projekteve me interes reciprok.

Gjatë kësaj vizite kryetari KMSH-së shoqërohej nga drejtori i Haxhit dhe Marrëdhënieve me Botën Islame, z. Hamdi Çurri dhe drejtori i Rinisë, z. Armand Shehu.

Gjathashtu u vizitua Muzeu Islam që gjendej në qytetin Doha si dhe Qendra Kulturore “Abdullah bin Zejd Al Mahmud” për pakicat jo myslimane që jetojnë në shtetin e Katarit.

IMG-20151113-WA0015IMG-20151113-WA0004

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë