Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Kryetarin e Tarikatit Kadiri, Shejh Bujar Harasani.
Pasi i shprehu urimet kreut të KMSH-së me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit, z. Harasani u ndal në marrëdhënien e deritanishme të tarikatit që ai përfaqëson dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke e vënë theksin mbi unitetin dhe bashkëpunimin dypalësh.
Kryetari Spahiu e falënderoi z. Harasani për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërmjet këtij tarikati dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.