Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Uniteti Islam – Koncepti, Mundësitë dhe Sfidat”, e cila organizohet nga Këshilli Botëror i Komuniteteve Myslimane, nën kujdesin e Ministrisë Emiratase për Tolerancën dhe Bashkëjetesën, në Abu Dabi, në datat 8-9 maj, me ftesë të posaçme nga Ali Rashid al-Nuajmi, kryetar i KBKM.
Gjatë konferencës në fjalë, kryetari Spahiu po përfaqëson Komunitetin Mysliman të Shqipërisë duke zhvilluar takime me kryetarë komunitetesh myslimane dhe ministra të çështjeve fetare nga shumë vende të botës.
Gjatë këtij aktiviteti, z. Spahiu shoqërohet nga kancelari i KMSH, z. Ylli Cikalleshi, drejtori i Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, z. Fejzi Shaholli, këshilltari i tij për marrëdhëniet me vendet arabe, z. Jamal al-Safarti dhe myftiu i Gramshit, z. Ermir Gjana.