Ambasadori i Egjiptit, z. Mohamed Khalil ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Në urimin e tij, z. Kahlil shpreh konsideratën e tij dhe bindjen e plotë se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën drejtimin e z. Spahiu dhe Ambasada e Egjiptit do të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer.