Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti ditën e sotme në një vizitë në selinë e institucionit, Ambasadorin e Italisë në vendin tonë, z. Fabrizio Bucci.

Pasi i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Italian, kryetari Spahiu, fillimisht vlerësoi marrëdhënien mjaft pozitive që ekziston mes dy vendeve tona. Më tej, ai u ndal në një rezyme të shkurtër të institucionit dhe rolit që ky i fundit përfaqëson në shoqërinë shqiptare.

Nga ana e tij, ambasadori Bucci, vlerësoi qëndrimet e KMSH-së ndër vite si dhe rolin aktiv të institucionit në promovimin e vlerave të besimit dhe harmonisë ndërfetare në vendin tonë.

Takimi vijoi më tej në formën e një bashkëbisedimi mbi tematika të ndryshme sociale e kulturore.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë